Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në kampionatin spanjoll të moshave, pasi ndeshja që luhej mes Kastejonit dhe Ondas është ndërprerë në minutën e 12 të pjesës së parë.

Shkak për këtë ndërprerje është bërë aroma e hashashit që vinte nga tribuna ku ishin vendosur disa tifozë.

Të parët që kanë reaguar për këtë aromë, kanë qenë futbollistët në fushë të cilët kanë treguar se po bezdisen nga aroma, ndërkohë që anësori i ka sinjalizuar kryesorit që të ndërpresë ndeshjen deri sa të pastrohet zona.

Pas ankesës së futbollistëve, të rinjtë kanë fikur cigaret e tyre dhe ndeshja ka nisur normalisht.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për ngjarjen, pasi kjo situatë do të shihet në 2 drejtime.

E para është përdorimi i lëndëve narkotike dhe e dyta prania e tyre në ambiente publike, siç është stadiumi dhe mungesa e kontrollit nga organizatorët e ndeshjes.

Për tifozët e rinj, pritet që të vendosen gjoba, ndërkohë që për stadiumin mund të ketë sanksione më të rënda. /Vipsport/