Boksieri shkodran Arjon Kajoshi nuk ka arritur dot të fitojë edhe ndeshjen e tretë në Kampionatin Europian të 22 vjeçarëve që po zhvillohet në Rumani.

Ai ka patur perballe ne çerekfinale izraelitin Mikhael Ostroumov dhe ndeshja ka qenë shumë e fortë.

Por kur në fund pritej që gjyqtaria të jepte fitoren për boksierin e kombëtares tonë, ka ndodhur e kundërta.

Ajo i ka dhënë fitoren izraelitit, një vendim që në fakt ka shkaktuar indinjatë tek trajneri Zef Gjoni që nuk ka ngurruar të reagojë ndaj tyre.

Në fakt, duhet thënë se në mënyrë të çuditshme, pas mbledhjes së vendimeve të arbitrave të tavolinave, gjyqtaria kryesore ka qënduar rreth 2 minuta për të marrë vendimin përfundimtar për shpalljen e fituesit.

Dhe në fund, dhënia e fitores për Ostroumov ka indinjuar pa masë përfaqësuesit e kombëtares tonë. Madje trajneri Zef Gjoni nuk ka ngurruar te reagoje edhe me gjeste ndaj tyre.

Por natyrisht që një vendim i tillë nuk mund të ndryshohet dhe Kajoshi e ndal këtu rrugëtimin e tij në këtë Europian duke mos arritur ëndërrën e marrjes së një medalje në këtë Europian.

Gjithsesi ndeshjet e zhvilluara prej tij kanë qenë të shkëlqyer dhe sigurisht që kemi të bëjmë me një sportist me shumë talent dhe që premton shumë për të ardhmen.
© shkodrasport.com