Mospranimi i Elis Bakajt për të luajtur ndaj Tiranës, është padyshim një rast i pa precedent ky i sulmuesit që refuzon të luajë ndaj ish – ekipit të tij që rrezikon rënien nga Superiorja, duke hedhur poshtë dhe duke shkelur me këmbë Vllazninë që i hapi dyert kur ishte pa ekip.Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe administratori i klubit shkodran, Astrit Gjyrezi, që e ka cilësuar gjestin e Bakajt si joprofesionist. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, administratori i Vllaznisë është shprehur se sulmuesi gaboi në këtë vendim, duke i kujtuar se në të kaluarë edhe lojtarë shkodranë e kanë ndëshkuar Vllazninë. “Kam folur me lojtarin dhe më ka kërkuar të mos jetë në këtë takim. Ishte diçka e papritur dhe është një nga rastet më të veçanta kur një lojtar paguhet për një punë dhe mos e bëjë atë. I kujtoj Elisit se Vllazninë e kanë ndëshkuar jo pak herë lojtarë shkodranë ndër vitet kur kanë luajtur për ekipe të tjera. Mirëpo, nuk e vë në dyshim se sa e duan ata Shkodrën dhe Vllazninë. Megjithatë, ky ishte një vendim personal i Bakajt dhe nuk kishim si ta kundërshtonim. Nga ana morale, unë e vlerësoj ndershmërinë, pasi mund të kishte bërë atë që askush s’do të donte, të luante por të mos jepte asgjë në fushë”, deklaroi Gjyrezi.