Merkato e Vllaznisë, nuk është e mbyllur deri ne fund të afatit të përcaktuar nga FSHF dhe ne rast se per ekipin do te kete te tjera nevoja, atehere do te nderhyhet. Nje fakt I tillë është pohuar nga Administratori I Vllaznise Astrit Gjyrezi I cili ne nje interviste per Star Plus ka folur me nota positive per afrimet e diteve te fundit por nuk ka perjashtuar mundesine e ndonje afrimi tjeter.
I pyetur per fazen pergatitore ne Malin e Zi, Gjyrezi eshte shprehur se skuadra eshte ne kushte optimal dhe vemendja eshte perqendruar ne pergatitjen teknike taktike dhe ate fizike ne menyre qe skuadra te jete gati per pjesen e mbetur te sezonit.
Vllaznia mund te konsiderohet si kampione e merkatos se dimrit me afrimet e bera, megjithate tashme do te shihet ne fushen e lojes me rifillimin e kampionatit.