Emocionet e ndeshjes Vllaznia- Partizani tashme kane perfshire te gjithe. Ne te dy kampet po flasin protagoniste te ekipeve, veterane dhe njerez te futbollit. Te gjithe jane te mendimit se do te jete nje sfide e bukur, e haour dhe shume e luftuar nga te dy kampet.
Por ne fakt ka edhe prej atyre qe mendojne se ndeshja do te jete nje imazh pozitiv per kampionatin shqiptar, por gjithnje nese arbiter nuk do te jete nje si Enea Jorgji.
Ka qene menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi, ai qe me nje status te publikuar sot ne rrjetet sociale shprehet pikerisht kete shqetesim teksa shkruante:
“Vllaznia – Partizani nje ndeshje qe duhet te jemi te gjithe. Na duhet te fitojme. Stadiumi perseri do jete plot dhe absolutisht nje imazh pozitiv edhe per kompionatin shqiptar prandaj te nderuar zyrtare te arbitrave jo me nje arbiter si Enea apo ndonje “vella” te tij”.
Nje thirrje qe padyshim duhet marre ne konsiderate sepse shkodranet kane ende nje shije te keqe nga arbitrimi i Enea Jorgjit ne ndeshjen ndaj Tiranes pas se ciles erdhi jo vetem humbja por edhe denimi nga ana e Federates. Qe te mos ndodhe keshtu serish, Gjyrezi thote se ne “Loro Boriçi” nuk duhet te jete me Enea Jorgji apo ndonje “vella” i tij qe te krijoje te njejtat probleme.
www.shkodrasport.com