Takimi i shumëpritur i administratorit të KF Vllaznia Astrit Gjyrezi me futbollistin shkodran Erjon Vucaj mësohet se më në fund është zhvilluar. Ka disa ditë që në media flitet për një takim të tillë por ai është realizuar vetëm pasditen e sotme dhe nga sa mësohet, nuk ka zgjatur shumë.
Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se administratori ka dëgjuar nga lojtari pretendimet financiare dhe dëshirën për t’u veshur kuqeblu por asgjë nuk ka përfunduar në këtë takim. Në ditën e ardhshme pritet të merret vendimi përfundimtar nëse Erjon Vucaj do të bashkohet me Vllazninë për sezonin e ri apo jo.
© shkodrasport.com