Gjysem ore loje ne Laç dhe ende barazim ne mes Laçit dhe Vllaznise por me kalimin e minutave, loja ka marre me shume emocione dhe nuk mungojne edhe rastet.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me disa ndryshime ne formacion teksa surprize ka qene ndoshta ulja ne stol e Walusimbit dhe po ashtu edhe mosaktivizimi i Krujes. Ne vend te tyre ka preferuar kete here Bardullen e Ristevskin.

Nje formacion i kujdesshem i ndertuar nga trajneri Jonuz per t’u mbrojtur me shume forca dhe per te shfrytezuar kundersulmin e shpejte me ane te Shtubines e Likes.

Ne minutat e para ka qene Laçi me kerkues megjithate i kane munguar gjuajtjet ne drejtim te portes se Sherrit. Por nderkohe pas nje kunderzbritje te bukur te Likes, Gurishta ne minuten e 16-te me nje gjuajtje tokazi ka rrezikuar seriozisht porten vendase duke qene shume prane golit.

Ne minuten e 28-te ka qene braziliani Teko qe provoi me te majten e tij por topi perfundoi mbi traverse.

Laçi- Vllaznia 0-0

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Ristevksi, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla, Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz

Gjyqtarë: Philip Faruggia, Paul Apap, Ivan Galea (Malte)