Gjysma e parë e edicionit të Superiores është mbyllur tashmë dhe ekipet janë në pushimet e fundvitit. Por me kalimin e javëve ka edhe disa statistika për sa i përket golave të shënuar në kampionat. Kështu futbollistët shkodranë nuk është se e kanë gjetur shumë rrugën e rrjetës këtë edicion të Superiores.
Futbollisiti që ka shënuar më shumë me origjinë nga Shkodra është Herald Marku. Mëngjërashi e ka gjetur në katër herë rrjetën këtë sezon, duke qenë momentalisht edhe golashënuesi më i mirë i Vllaznisë. Pavarësisht se 26-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit. Pas tij si shkodrani që ka shënuar më shumë deri tani në Superiore vjen Hakaj. Mbrojtësi i majtë ka shënuar dy herë këtë edicion, duke vënë edhe një rekord personal.
Sulmuesit me origjinë nga Shkodra nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me golin. Kështu Rubin Hebaj dhe Ildi Gruda që luajnë në Durrës me Teutën kanë shënuat vetëm 1 gol këtë edicion. Po ashtu nga një gol kanë shënuar edhe dyshja shkodrane e Kastriotit, Karakaçi dhe Hasani. Ndërsa rrjetën këtë sezon e ka gjetur edhe Aleksandër Trumçi, kapiteni shkodran i Bylis.
Pra vetëm 11 gola të shënuar nga futbollistët shkodranë deri më tani në Superiore. Një shifër shumë e varfër duke parë se “bomberat” nga qyteti verior si: Sinani, Salihi, Sukaj apo edhe të tjerë kanë dominuar në kampionatin shqiptar në dy dekadat e fundit.
Endri ÇINARI