Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit të moshës U11 për Ligën Amatore në Zonën e Shkodrës dhe tashmë janë përcaktuar edhe dy skuadrat finaliste të cilat do të luajnë me njëra- tjetrën ditën e dielë për të shpallur edhe ekipin kampion.
Një sfidë shumë interesante ka qenë ajo e përballjes në mes ekipeve të Murlanit dhe Arrës së Madhe. Kjo e fundit në shumicën e kohës e ka dominuar ndeshjen duke udhëhequr madje deri në 4-1.
Kjo krijoi përshtypjen se do ta fitonin lehtë ndeshjen por nuk do të ndodhte kështu. Djemtë e drejtuar nga trajneri Suad Prençi kanë reaguar duke ngushtuar shifrat deri në 4-3 dhe kanë bërë edhe shumë përpjekje për ta barazuar por nuk ia kanë dalë dot.
Si rrjedhojë, fitues i kësaj ndeshje është ekipi i Arrës së Madhe që drejtohet nga Angjelin dhe Armando Simoni. Me këtë fitore ai kalon kësisoj në finale ku padyshim që do të synojë edhe fitoren e titullit kampion.
GJYSMËFINALJA U11/ MURLANI- ARRA E MADHE 3-4
Murlani U11: Xhozefin Lukaj, Riseld Kasemi, Eriseld Muriqi, Senad Kasemi, Adion Mehaj, Arbri Hasani, Redion Haxhija, Kleison Cakej, Hermes Kasemi. Trajner: Suad Prençi. U aktivizuan edhe Muhamet Cafi, Stefan Xhai, Alvi Jahja, Eldis Kolej, Argent Brahimi.
Arra e Madhe U11: Denis Marku, Paulo Marku, Andi Lisi, Samoel Bishaj, Luis Simoni, Amer Tafili, Daniel Marku, Ermal Brahimi, Alais Kjaçi. Trajner: Angjelin Simoni. U aktivizuan edhe Alehandro Ahmataj, Amadeo Gjini, Jozef Palalej, Tonin Gurashi.
Shënues: Haxhija 3/ Brahimi 3, P. Marku
Arbitër: Xhovan Kasneci