Në Federatën Shqiptare të Futbollit është hedhur para pak minutash shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi, ka zhvilluar procedurën përkatëse.
Dhe goglat kanë sjellë përplasjet Skënderbeu-Flamurtari dhe Laçi-Kukësi. Ndeshje shumë të forta.
Vlonjatëve u duhet të sfidojnë korçarët, ndërsa kemi një derbi në gjysmëfinalen tjetër.
Ndeshjet e para luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 18 prill. Të pranishëm në short ishin drejtuesit e të katër skuadrave të kualiafikuara për në gjysmëfinale. Objektivi i tyre është fitimi i këtij trofeu.
Gjysmëfinalet e Kupës
05.04.2018
Skënderbeu-Flamurtari
Laçi-Kukësi