Ka lindur me 6 prill te vitit 1970 dhe per rrjedhoje sot feston 50 vjetorin e lindjes. E kemi fjalen per nje emer shume te njohur ne Shkoder e me gjere, Luan Shpuzen.

Shume prej ketyre viteve, ai i ka kaluar me futboll. Duke ndjekur rrugen e te vellait- Zamirit, edhe Luani angazhohet me kete sport dhe ndonese nuk arriti ne nivelet e tij, ka arritur te lere gjurme ne kete sport.

Nuk gjeti hapesirat per te luajtur tek Vllaznia, por e vazhdoi rrugetimin e tij duke luajtur ne kategori te dyte tek Beselidhja, Laçi dhe per 5 vite tek SK Shkodra.

Pas lenies se sportit bashke me Zamirin nisin te merren me menaxhimin e futbollisteve duke sjelle ne Shqiperi afrikanet e pare dhe me pas edhe lojtare te tjere.

Por nga ana tjeter, ka vijuar te jape kontributin e tij per futbollin shkodran, kryesisht tek moshat. Per disa vite ka mbajtur detyren e kordinatorit prane Akademise se Vllaznise teksa ka spikatur me afrimin e shume elementeve cilesor prane saj.

Pas largimit prej saj ka mbajtur te njejtin post edhe tek Akademia Ada, nderkohe qe me vone iu perkushtua ndertimit te Akademise “Shpuza” ne nderim te te vellait qe humbi jeten para kohe. Nis te punoje edhe vete si trajner, madje shume i suksesshem duke u shpallur kampion me grupmoshen U13 ne sezonin 2015-2016.

Si rrjedhoje e ketij suksesi, ai u vleresua me pas edhe me çmimin si “trajneri me i mire i moshave” per vitin 2016 nga anketa e organizuar nga agjensia e spektakleve “Buna 1″. Nderkohe prej nje viti e gjysem Luan Shpuza mban detyren e drejtorit teknik tek KF Shkodra”.

Gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin ta uroje Luan Shpuzen me rastin e 50 vjetorit te lindjes duke i deshiruar sa me shume suksese ne jete dhe ne sport!
© shkodrasport.com