Gjate dites se djeshme ne media te ndryshme ka qarkulluar lajmi qe Vllaznia ishte interesuar dhe kishte hyre ne bisedime me mbrojtesin e majte Gledi Mici.

Ky i fundit tashme eshte larguar nga Shkendia e Tetoves dhe eshte vene ne kerkim te ekipit te ri, por nderkohe nuk i kane munguar edhe ofertat, mes te cilave edhe ajo kuqeblu.

29 vjeçari megjithate ka qene i interesuar per ndonje oferte te mire nga jashte vendit sepse vitet kalojne dhe tashme ai po sheh vetem anen financiare.

Ne kete kontekst, mesohet se Mici i ka kthyer pergjigje negative drejtuesve te Vllaznise duke u thene se shpreson qe shume shpejt te firmose ne Turqi.

Ajo qe mbetet eshte se shkodranet duhet te mendojne nje alternative tjeter per krahun e majte te mbrojtjes i cili edhe ne sezonin e fundit shfaqi jo pak probleme.
www.shkodrasport.com