Te Vllaznia e sivjetme shume gjera duket se kane ndryshuar mire. Ne rradhe te pare per nje vemendje me te madhe per elementin e ri dhe ate shkodran e kete e tregon fakti qe ne ndeshjen e djeshme ndaj Erzenit, nga 15 futbollistet qe jane aktivizuar, plot 9 kane qene shkodrane!
Risi tjeter e drejtorit Plori ka qene firma me dy prej futbollisteve me te mire te ekipit U21 te sezonit te kaluar me te cilet u shpall kampion i Shqiperise, pikerisht mbrojtesin Gledjan Pusi dhe mesfushorin Elidon Dulaj, klubi ka firmosur kontrata afatgjata.
Por jo vetem kaq. Ata jane ne vemendje edhe te stafit teknik dhe kete e tregon me se miri debutimi diten e djeshme i mbrojtesit Pusi ne ndeshjen ndaj Erzenit. Kjo ka qene ndeshja e pare zyrtare per te ne kampionat me fanellen e ekipit te pare te Vllaznise.
Dhe ndonese me emocione, ndonese skuadra ishte ne disavantazh, ai beri nje paraqitje te mire per rreth 35 minuta qe luajti. Madje ne nje moment ka qene i pafat sepse topi i goditur me koke prej tij pas nje goditje kendi, preku traversen e portes se Erzenit por pa perfunduar dot ne rrjete.
Pusi shquhet per lojen ne ajer dhe nese do t’i jepet besim edhe ne te ardhmen, padyshim qe nuk do te zhgenjeje. Ai eshte nje nga elementet me te spikatur te Akademise Vllaznia te viteve te fundit./SHKODRA-SPORT.COM/