Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka reaguar pasi pëzgjedhësi Primosh Gliha deklaroi së i ka degjuar keshillat e gazetares se sportit Qeqa Krelani për grumbullimin e disa futbollistë.

“Barazuam vetëm prej Qeqa Krelanit. Ajo është mamaja e futbollit tonë”- u shpreh trajneri Gliha i cili me pare ishte shprehur se merr këshilla edhe nga taksistët.

“Po lexoj se përzgjedhësi paska deklaruar se konsultohet dhe me taksistë dhe me një gazetare që nuk dua t’ia përmend as emrin. I mjeri, unë i mjeri”, tha Munishi për T7. Kosova barazoi me Zvicrën 1:1 të dielëm mbrëma.

Të besuarit e Primoz Gliha morën një pikë nga ndeshja në udhëtim në Zvicrës, por ky rezultat nuk i sherbeu aspak Kosovës, që edhe matematikisht mbetet jashtë mundësisë së kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm.