Deri para pak kohesh ishte trajner i FC Ferizaj, me pas dha doreheqjen, por emri i tij eshte gjithmone i pranishem ne media sa here qe nje klub kosovar ka nevoje per te gjetur nje njeri per pankinen e tij.

Ismet Munishit nderkohe i ka dale se fundi emri tek FC Liria e Prizrenit dhe duket se ka patur kontakte me drejtuesit e saj, por trajnerit te njohur nuk i ka pelqyer fakti qe klubi prizrenas diten e djeshme doli me nje deklarate ku thoshte se ishin tre kandidate per pankinen.

Kjo gje nuk i ka pelqyer “babes” se futbollit i cili permes nje reagimi ne rrjeter sociale, ka shkruar se ai vlen sa 4 trajnera dhe nuk eshte trajner i konkurseve.

“Njoftoj opinionin publik se unë Ismet Munishi vlej fiks sa 4 trajnera. Respekte per klubin e madh FC Liria dhe tifozet Arpagjikët. Por une nuk jom trajner i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë”./SHKODRA-SPORT.COM/