Sezoni i ri i volejbollit shqiptar do te nise ne javen e trete te shtatorit fillimisht me ndeshjet e Kupes se Federates e me pas me kampionatin e ri. Tek ekipi i volejbollit te meshkujve te Vllaznise pergatitjet vazhdojne, por nderkohe mesohet se problematikat vazhdojne te jene te njejtat.

Nga ekipi ka vetem largime lojtaresh nderkohe qe nuk behet fjale per afrime. Nderkohe kapiteni Nikolin Qafarena ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ka “goditur” ne fakt edhe presidencen e shoqates e cila deri me tani sipas tij nuk eshte ndjere aspak tek skuadra. Sipas liderit te ketij ekipi, prej vitesh, presidenti i vetem i volejbollit shkodran ka qene Bashkia Shkoder.

Nje deklarate disi e ashper e kapitenit ne nje kohe qe te gjithe e dime se qe prej vitit te kaluar ne krye te shoqates se volejbollit te meshkujve te Vllaznise jane nje grup biznesmenesh, megjithate roli i tyre ne skuader duket se ende nuk ka filluar te ndjehet. Per me teper lexoni intervisten e Nikolin Qafarenes dhene per gazeten tone:

– Qafarena, edhe pak jave dhe vjen starti i sezonit te ri. Cilat do jene pretendimet e Vllaznise ne volejboll per meshkuj kete sezon?

Pretendimet e Vllaznise ne volejboll per meshkuj per kete sezon jane te nxjerre ndeshje te bukura. Me sa kam informacion do ta fillojme sezonin me kupen e federates e cila eshte programuar nga mesi i muajit shtator ku do marrin pjese 4 ekipet me te mira te sezonit te kaluar, kompeticion te cilin do mundohemi te japim me te miren e mundshme ne menyre qe te marrim rezultat pozitiv. Pretendimi jone si ekip bashke me stafin e trajnerave per kete sezon eshte qe ne fund te arrijme fazen e play off-it, pra te jemi midis 4 ekipeve me te mira te vendit.

– Si kane ecur pergatitjet me trajnerin Artan Kalaja? Ka patur afrime apo largime nga skuadra?

Pergatitjet nen drejtimin e stafit trajnereve Artan Kalaja dhe Ermal Kraja po shkojne shume mire. Po punohet intensivisht edhe nga shoket e ekipit. Kemi patur disa largime lojtaresh per arsye te ndryshme, kurse afrime lojtaresh me sa kam dijeni une nuk ka deri tani.

– Si jane kushtet e ofruara nga presidenca ne sezonin e ri? Do vijojne ato problematikat qe kan qene vitet e kaluara apo ky sezon mund te jete ndryshe ne çdo aspekt?

Per presidencen nuk kam asnje lloj informacion se si shkojne punet. Personalisht une si lojtar dhe kapiten i ekipit te Vllaznise per vite e vite me rradhe te vetmin president dhe sponsorizues te ekipit te Vllaznise ne volejboll per meshkuj njoh Bashkine e Shkodres e cila na ka mbeshtetur vazhdimisht me aq mundesi qe i jane paraqitur.


– Çfare do kete ndryshe tek Vllaznia kete sezon nga sezonet e kaluar
a?

Per kete sezon do mundohemi si ekip bashke me stafin e trajnerave te japim me te miren e mundshme ne menyre qe ta çojme ekipin aty ku i takon te jete, mes ekipeve me te mira te vendit.


– Ku e shikoni Vllaznine ne volejboll per meshkuj ne fund te sezonit, keni ndonje parashikim apo do t’ia lini kohes dhe fushes?

Vllaznia besoj se do jete nje ekip konkurrent i forte per te gjithe trofete e sezonit. Parashikimi im eshte se e rendesishme eshte qe ne fund te fazave te kampionatit dhe ne Kupen e Shqiperise Vllaznia te jete ne mes 4 ekipeve me te mira. Kurse per fazen finale t’ia leme fushes pastaj. Shpresoj qe kete vit te kete ndonje sponsorizim ne menyre qe te behet afrimi i ndonje lojtari cilesor sepse do rriste forcen e skuadres ne menyre qe ekipi te jete pretendet serioz per te gjithe trofete.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI