Në skenë po dalin futbollistë të rinj, të cilët kanë rrëmbyer vëmendjen kryesore mediatike. Lojtarët me goditje të fuqishme kanë lënë gjithmonë impak te tifozët. Roberto Carlos, Adriano, Zlatan Ibrahimovic apo Hulk janë futbollistët që janë bërë sinonim i goditjeve me shpejtësi “supersonike”.
Tashmë duket se bota e futbollit ka një futbollist të ri me goditjen më të fuqishme në botë. Është Fede Valverde. Valverde ka luajtur me të vërtetë shkëlqyeshëm gjatë gjithë vitit dhe tashmë ky 24-vjeçar mund të konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Së fundmi ai ka shënuar gola kundër Atletico Madrid dhe RB Leipzig. Sa e fuqishme është gjuajtja e uruguaianit, më së miri e kanë ndjerë futbollistët iranianë, të cilët ranë në fushë kur bllokuan goditjen e yllit të Realit
Në tre përpjekje nga distanca, Valverde e rrëzoi një lojtar iranian të tre herë. Edhe pse shpejtësia e goditjeve nuk është matur, sigurisht që është ndër më të fuqishmet në botë.