Sfida mes Manchester United dhe Arsenalit u mbyll në barazim 2 me 2, por përveç rezultatit ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i trajneri portugez, Jose Mourinho, shkruan Albeu.com.
Shpeshherë i vendosur në qendër të kritikave nga mediat, për veprimet e tij jo të hijshme këtë herë ka ndodhur e kundërta.
Aksidentalisht ai ka goditur me top një fëmijë, por ai ka treguar menjëherë anën e tij njerëzore duke u çuar dhe duke i kërkuar falje djaloshit që po ndiqte ndeshjen.