Charlie Austin është akuzuar për sjellje të dhunshme pasi goditi me shkelm kokës Jonas Lossl.Sulmuesi i Southampton-it e shkelmoi në hundë portierin e Huddersfield-it këtë fundjavë, duke e gjakosur atë. Austin, i cili u zëvendësua më vonë për shkak të një problemi muskulor, nuk u ndëshkua nga gjyqtari në fushë, por tani rrezikon një pezullim të paktën prej 3 ndeshjesh. Sulmuesi ka kohë deri sot në ora 5:00 për t’iu përgjigjur zyrtarisht akuzës së ngritur ndaj tij.

Lossl pati nevojë për ndihmën e mjekëve pas incidentit, ndërsa trajneri i tij David Wagner, lëshoi akuza pas ndeshjes për atë që ndodhi. Tekniku gjerman u shpreh: “Ishte një ndërhyrje e shëmtuar dhe e pisët. Nuk duhet të kishte ndodhur. Kishte goxha distancë dhe portieri shkoi shumë më përpara te topi. Ishte e tepërt. Për fat të keq, Charlie Austin mori vendimin e gabuar në atë moment dhe ndodhi ajo që e patë të gjithë. E kam riparë videon. Sulmuesi godet portierin me qëllim, edhe pse nuk më pëlqen ta them, por kjo është e qartë”./EDS/