Barcelona ka bërë një goditje të bujshme në merkato teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe “Mundo Deportivo” e kanë bërë fakt të kryer firmën e Barçës me Jonathan Tah, qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusen.

Futbollistit gjerman i përfundon kontrata në verë dhe do i bashkohet katalanasve në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Prania e Flick në pankinën e Barcelonës mendohet se ka ndihmuar në arritjen e këtij akordi me lojtarin. Akordi është arritur që në fillimin e dhjetorit, kur Deco dhe përfaqësuesit e lojtarit janë takuar në Leverkusen dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ky mund të cilësohet si një sukses i madh për katalanasit, të cilët kanë probleme financiare e nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha për të siguruar futbollistë të tillë cilësorë. (A2 Televizion)