Sulmuesi shkodran, Uendi Vecaj, është goditja e dytë e Laçit në merkaton e janarit, pas Bedri Grecës. Ashtu siç kishim paralajmeruar qe diten e djeshme, lontari pelqehet nga trajneri Cungu dhe per rrjedhoje drejtuesit e klubit ia kane plotesuar deshiren.
22-vjeçari në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e Teutës, nuk ishte në planet e shkodranit Edi Martinit, teksa gjeti strehë te një tjetër shkodran, Armando Cungu, duke dalë ditën e sotme në stërvitje me bardhezinjtë.
Vecaj është tipik sulmues i djathtë, e megjithatë fare mirë mund të shfrytëzohet edhe majtas apo si sulmues i dytë.
Në Durrës nuk pati shumë hapësira, ndaj tashmë do të tentojë të lërë gjurmë me fanellën e skuadrës kurbinase.