Pas Edon Hasanit, Tirana ka gati përforcimin e radhës, që do të jetë në mbrojtje. Në këtë repart bardheblutë kanë pasur më shumë nevojë dhe prej kohësh kanë piketuar ish-mbrojtësin e Vllaznisë, Sedat Berishën. Dhe duket se ka ardhur momenti që kjo lëvizje të konkretizohet.

Mbrojtësin me përvojë nga Shkupi e ka penguar dokumentacioni, që ai pret ta marrë shumë shpejt nga klubi shkodran dhe më parë të hedhë firmën në kontratën e re me klubin bardheblu.

Tiranës i duhej patjetër një mbrojtës qendre me përvojë dhe Berisha, për aq kohë sa luajti me Vllazninë, tregoi se ka potencialin e duhur.

Gjatë kësaj merkatoje Tirana ka afruar në ekip maqedonasin Bllazhevski, afrikanët Kobinah dhe Atinga, si dhe Imamin dhe Hasanin.

Berisha do të jetë përforcimi i gjashtë për trajnerin brazilian Ze Maria. / Vipsport/