Teuta bën goditjen e tretë në merkato pas Sherif Kallakut dhe Jurgen Goxhës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi Klejdi Daci do të jetë lojtari më i ri i durrsakëve.
Futbollisti vjen pas aventurës me Kukësin, ku në fakt u aktivizua shuëm pak në krahasim me pritshmërinë që kishte në radhët e verilindorëve. Por që nga sot, ai do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Edi Martini.
Futbollisti 23-vjeçar, ka luajtur dhe më parë me skuadrën e Teutës ne sezonin 2021-2002 ku u mor huazim nga Kukësi ku dhe beri mire prandaj dhe durrsaket e kane kerkuar serish.
Pas 6 muajve huazim ai u kthye përsëri te Kukësi por tashmë ka mbyllur përfundimisht kontratën me këtë klub dhe do të kthehet te durrsakët si lojtar i lirë, për të dhënë kontributin e tij te “djemtë e detit”.