Goditja e Erhun Obanor me shkelm ndaj Herald Markut ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Edhe pse ishin në distancë të larget me njëri-tjetrin, lojtari i Laçit e goditi në mënyrë të beftë duke e lënë në tokë të shtrirë.

Pikërisht për këtë moment ka reaguar edhe mjeku i shkodranëve, Ilirian Haxhaja. Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale një foto të Markut ku shkruan në diçiturë:

“Këtë bishë kuqeblu. Do i shkruhet emri në historinë e librit të Vllaznisë sonë kampione. Kyt Kupë po e sjellim në Shkodër”, shkruan ai.

Marku po luan sezonin e tij te dyte me Vllaznine dhe si rrjedhoje forma e tij ka ardhur duke u rritur dhe ai eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem per kuqeblute.