Është një lëvizje e bujshme dhe e orëve të fundit. Burime pranë “Panorama Sport” bëjnë me dije se Erald Çinari do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Partizanit. Mund të duket e pabesueshme por e vërtetë.

Sipas këtyre burimeve ne mes klubit Partizanit dhe Vllaznise eshte arritur nje marreveshje per transferimin e ketij futbollisti.

Kjo marrëveshje është arritur gjithashtu me premtimin se nëse krijohet mundësia për tu transferuar te ekipi spanjoll atëherë të kuqtë nuk do ta pengojnë.

Kujtojmë që në garë për futbollistin ishte edhe skuadra e Laçit e cila e ka humbur garën me Partizanin.

Ne kete menyre duket se mbyllet ketu aventura e ketij lojtari per te luajtur ne Spanje apo Kroaci dhe tani e tutje do te jete pjese e Partizanit