Një tjetër futbollist i Juventusit rezulton pozitiv ndaj testit të koronavirusit dhe bëhet fjalë për një nga yjet e kësaj skuadre.

Paulo Dibala, pak ditë pasi kishte përgënjeshtruar se kishte rezultuar pozitiv ndaj infeksionit të rrezikshëm, sot ka pranuar publikisht se në testimin e radhës ka qenë pozitiv.

“Përshëndetje të gjithëve, dëshiroja t’ju informoja se sapo morëm rezultatet e testeve të COVID-19 dhe si unë, si Oriana, kemi rezultuar pozitiv.

Fatmirësisht jemi në kushte perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja. Një përshëndetje të gjithëve”, ishin fjalët e Dibala i cili shpërndau konfirimimin nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kështu, argjentinasi bëhet viktima e radhës e infeksionit që ka pushtuar të gjithë botën, e që ka goditur rëndë klubin bardhezi, i cili ka prej disa ditësh lojtarët në karantinë. Dy emrat e tjerë të bardhezinjve që kanë rezultuar pozitiv deri tani janë Daniele Rugani dhe Blaiz Matuidi. /vipsport/