Një goditje e rëndë ka ardhur ditën e sotme për klubin e njohur të Premier Ligës, Everton, me skuadrën nga Marsejsaid që ka rënë në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 4 pikë.

Kjo gjë ka ndodhur për shkak se FA mori vendimin t’i hiqeshin 10 pikë për shkak të thyerjes së rregullave të “Fair Play Financiar”.

Një situatë që vë nën presion edhe dy gjigandë të Premier Ligës, Mançester Siti dhe Çelsi, të cilat gjithashtu janë nën hetim për thyerjen e këtyre rregullave, gjë që mund të sjellë po ashtu të njëjtin dënim, ose dhe më keq.