Klubi i Kukësit ka arritur të realizojë sot një nga lëvizjet më të rëndësishme në merkato, duke afruar një futbollist shumë cilësor për pjesëmarrjen në Europë si dhe për sezonin në vazhdim.

Klubi kuksian ka siguruar nga radhët e Teutës kapitenin e kësaj skuadre, Arbër Çyrbja.

Marrëveshja është arritur mes klubeve dhe lojtari do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Pakult, për të qenë i gatshëm edhe ai për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Çyrbja ishte një nga elementët më të rëndësishëm të Teutës në sezonin e kaluar, duke luajtur 34 ndeshje e shënuar 7 gola.