Skënderbeu ka bërë një blerje të rëndësishmë në merkato, në këto orë të fundit të saj, para mbylljes më 31 gusht, dhe për më tepër me sytë nga e ardhmja. Enes Isufi, 18 vjeç, i ardhur nga klubi i Vllaznisë, ka firmosur për korçarët.

Mbrojtësi shkodran, ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë që nga moshat, deri tek ekipi B. Gjithashtu, Isufi është aktivizuar me Shqipërinë U-17, dhe tashmë, është pjesë e Kombëtares U-19.

Me kete te fundit do te grumbullohet pas pak ditesh per ndeshjet e rradhes. Drejtuesit e Skenderbeut mesohet se para se te vendosin per te, i kane marre nje vendim edhe trajneri te kesaj kombetareje Erion Bogdani.

Ky i fundit ka folur pozitivisht duke evidentuar vetite e tij dhe per kete arsye, drejtuesit e Skenderbeut nuk kane hezituar ta marrin ne rradhet e tyre.

Isufi eshe nje element i perspektives dhe me siguri qe korçaret do ta kene pare ne kete aspekt afrimin e tij, me qellimin promovimin dhe me pas shitjen e tij jashte vendit, ashtu siç kane bere edhe me futbolliste te tjere ne keto 2-3 vitet e fundit.
© shkodrasport.com