Vetem pak dite perpara startit te fazes se dyte te kampionatit te kategorise se trete, KF Shiroka ben edhe tre goditje te tjera ne merkato. Behet fjale per dy futbolliste te cilet deri para pak ditesh kane luajtur me ekipin e Terbunit, nje kategori me lart, ndersa i treti vjen nga Vllaznia U21.

Kjo do te thote se presidenti Axhani dhe drejtuesit e tjere te ketij klubi e kane marre shume seriozisht vijimin e kampionatit ku do te kene pretendime shume serioze: Ngjitjen nje kategori me lart.

Me te tre keta lojtare eshte firmosur nje kontrate 6 mujore, me te drejte zgjatje edhe per nje sezon tjeter. Po cilet jane futbollistet qe prej ditesh se sotme jane veshur me fanellen blu te KF Shirokes?

I pari eshte mesfushori Arjet Bizi. Ende nuk eshte e qarte pse ai braktisti Terbunin, me te cilin ka qene protagonist dhe madje edhe autor golash ne fazen e pare te kampionatit. I dyti eshte Enes Jahaj i cili po ashtu ka qene pjese e pukjaneve dhe luan ne repartin e mbrojtjes.

Dhe futbollisti i fundit qe ka firmosur dhe eshte prezantuar sot eshte Seit Çela i cili deri para pak kohesh ka luajtur me Vllaznia U21. Kujtojme qe kampionati rinis kete fundjave dhe ne Shkoder diten e diele do te luhet nje ndeshje shume e rendesishme dhe njekohesisht percaktuese, ajo ndaj Partizani B. Nje fitore e KF Shiroka ne kete takim do ta afronte edhe me shume ate me arritjen e objektivit te saj.(www.shkodrasport.com)