Sikur të mos mjaftonin problemet që pati Vllaznia në këtë fillim-kampionati, shoqëruar me largimin e disa prej titullarëve, ajo sot pati kundër edhe arbitrat.
Ka ndodhur kështu në ndeshjen e parë të kampionatit, atë të luajtur pasditen e sotme në “Qazim Dervishi” ndaj “Goga Basket”. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 86-62 por në fakt loja sidomos në pjesën e parë ka treguar tjetër gjë.
Vllaznia e ka filluar mjaft mirë ndeshjes. Trajneri Taraboshi e nisi atë me këtë pesëshe: Llazani, Bekteshi, Do.Lekndreaj, Shabani dhe Ndoja. Dhe ballafaqimi është i fortë ndonëse në rradhët e kundërshtarit kishte edhe dy basketbollistë amerikanë, ishte edhe shkodrani Faslija dhe emra të tjerë të njohur të basketbollit shqiptar.
Megjithatë kuqeblutë e mbyllën periodën e parë në avantazh 15-13. Loja e mirë e tyre vazhdoi edhe në të dytën dhe madje epërsia u rrit deri në 12 pikë. Pikërisht në këto momente kanë dalë në skenë arbitrat e ndeshjes.
Fillimisht jepet teknik për Ndojën, më pas disa veprime të tjera të cilat kanë revoltuar së tepërmi Bekteshin dhe lojtarët e tjerë dhe nga kjo përfiton Goga që ngushton shifrat megjithatë pjesa e parë do të mbyllej 40-35 për Vllazninë.
Sikur te mos mjaftonte kjo gje, u demtua edhe Dode Lekndreaj dhe kjo i prishi shume planet e trajnerit.
U duk qartë se gjërat do të ndryshonin në të dytën. Arbitrimi i keq ka vazhduar dhe nga kjo kanë përfituar miqtë të cilët kanë fituar krejt ndeshjen me shifrat 86-62.
© shkodrasport.com