Nga Endri Çinari

Belajdi Pusi e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2024. Sulmuesi shkodran ka gjetur rrjetën në ndeshjen e fundit të këtij viti kalendarik. Futbollisti që aktivizohet me skuadrën e Shamakhi në Azerbajxhan ishte protagonist në fitoren 3-1 të skuadrës së tij kundër Sabah Baku.

Fillimisht do ishte Adilkhanov që do hapte rrugën e fitores për Shamakhi. Gol që do barazohej në pjesën e parë nga Safranko. Me fillimin e pjesës së dytë dhe më saktësisht në minutën e 55-të, Shamakhi do rimerrte kryesimib. Kësaj rradhe do ishte Pusi që në zhvillimet e një këndoreje shkëputet bukur me kokë. Duke shënuar për shifrat provizore 2-1.

Gjithçka do vulosej me golin e Mickles që do asistohej nga Pusi për sigurimin e 3 pikëve. Pikë që e ngjisin ekipin e Shamkhi në kuotën e 26 të tillave dhe në vendin e 5-të të klasifikimit.

Përsa i përket Pusit, ky ishte goli i katërt këtë sezon për 26-vjeçarin. I cili me patjetër do kërkojë të përmirësojë statistikat në vitin 2025.