Din Sula vazhdon të tregojë që është një futbollist i cili duhet ndjekur me vëmendje. Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa, i cili aktivizohet në kampionatin belg me Vasland Beveren, po bie gjithnjë e më shumë në sy me paraqitjet e tij mëse pozitive.
Sot, ai ka ëenë protagonist në ndeshjen kundër Anderleht, duke shënuar e duke përgatitur një gol tjetër, edhe pse u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të sfidës. Anderleht e nisi ndeshjen shumë mirë dhe e vendosi plotësisht në kont0rollin e vet në pjesën e parë duke shënuar dy herë e humbur edhe një penallti. N
ë të dytën, kur trajneri i Vasland Beveren vendosi të hidhte në fushë Sulën, skuadra mike çoi shifrat në 0-4 pas gabimeve të njëpasnjëshme të mbrojtjes të ekipit vendas.
Sulmuesi shqiptar u bë protgonist në minutën e 64-t, kur pas një kundërsulmi të shpejtë shtyu topin në rrjetë për të hapur serinë e golave për ekipin e tij. Në minutat e fundit të ndeshjes, pas një goditje këndi, ai gjuajti në portë por topi u pëplas në shtyllë dhe u kthye në mënyrë indirekte në asist për shokun e tij të skuadrës, Hejmans, i cili çoi rezultatin në 2-4. Por këto shifra nuk ndryshuan më dhe Anderlehti siguroi tre pikë shumë të vlefshme në këtë sezon që e ka nisur si pretendent.
Kurse Vasland Beveren mbetet në vendin e 17, me vetëm 1 fitore në 6 javë kampionat, por me një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe Sula, që premtojnë shumë për të ardhmen. /vipsport/