Arbnor Muja është një nga protagonistët kryesorë të Antwerp në sfidën e sotme.

Sulmuesi shqiptar vetëm në 45-minutat e para të sfidës që Antëerp po luan kundër St.Liege në kampionatin belg ka arritur të dhurojë “show”.

Fillimisht Muja do të dhuronte një asist perfekt për shokun e skuadrës së tij në minutën e 33-të, ndërsa vetëm 8 minuta më pas do të tunde personalisht rrjetën e kundërshtarëve për të çuar shifrat në 4-0.

Një paraqitje fasntastike gjatë 45-minutave të para që vjen pikërisht pak ditë para grumbullimit dhe ndeshjeve të kombëtareve.

Në këtë mënyrë Muja zbarkon te kuqezinjtë në mënyrën më të mirë të mundshme me misionin të gjejë golin me kombëtaren.