Besëlidhja-Pogradeci 3-2

Shënues: Rustemaj 14’, Moçi 74′, Cokic 90+4’/ Alillari 45’, Topllari 51’

Është Besëlidhja që do të luajë në finalen e Play-Off ndaj Vllaznisë. Lezhjanët kanë arritur të fitojnë pas një ndeshje spektakolare dhe shumë të luftuar.

Djemtë Plorit fillimisht shënuan të parët, por dy gola të Pogradecit përmbysën gjithçka.

Besëlidhja nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë. Në fund lezhjanët shfrytëzuan në maksimum një hezitim të mbrojtjes së liqenorevë dhe arritën të fitojnë me shifrat 3-2 dhe shpresojnë akoma për një rikthim në Superiore pas disa vitesh. /vipsport/