Vllaznia ka arritur te marre edhe fitoren e trete ne kampionat, kete here ndaj Luftetarit me rezultatin 2-1 ne takimin e luajtur pasditen e se dieles ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje trepikesh me shume vlere per te sepse dalengadale po i iken fundit te renditjes çka ishte kthyer edhe ne nje makth te vertete per pjestaret e kesaj skuadre.Ndeshje ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per ekipin shkodran. Pas nje goditje denimi ne krahun e djathtë te sulmit te tyre, Lika ka krosuar ne zone dhe topi i devijuar paksa me koke edhe nga Ramadani ka perfunduar ne rrjete.
Ka ndodhur keshtu ne minuten e 7-te te takimit. Nje gol qe i dha qesine Vllaznise por nderkohe Luftetari nuk pajtohet me kete disavantazh dhe hidhet ne sulm duke krijuar dy- tre momente te rrezikshme ne porten e Vllaznise. Por edhe vendasit nuk hezitojne te shohin serish drejt portes gjirokastrite. Çinari ne nje moment dhe Hasani ne nje tjeter duhej te kishin dyfishuar shifrat. Ne minuten e 41-te nderkohe Luftetari ka fituar nje goditje denimi ne pozicion ballor ne distance rreth 22-23 metrash nga porta. Ate ka marre persiper ta ekzekutoje Bregu i cili ka gjuajtur ne menyre te shkelqyer duke derguar topin ne rrjete. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1. Fillimi i pjeses se dyte eshte e mire per Luftetarin qe me Bregun dhe Rrocen jane shume prane golit te dyte.
Vllaznia reagon dhe mundohet te shohe drejt portes mike megjithate ne minuten e 71-te. Trajneri Gjoka fut ne loje Kalajen e Hajdarin per te forcuar sulmin megjithate mungojne rastet. Gjithsesi goli do te vinte ne minuten e 83-te. Nje kros nha e djathta per Liken qe gjuan fort tokazi dhe topi perfundon ne rrjete. Minutat e mbetura nuk do te kete me histori ndonese miqte hidhen te gjithe ne sulm por pa patur dot rrezikshmerin e duhur nderkohe qe vendasit mbrohen mjaft mire dhe ne pritje te vershellimes se fundit te arbitrit Sokoli qe me ne fund ka ardhur pas kater minutave shtese qe kishte akorduar. Perfundimisht 2-1 per Vllaznine qe ngjitet ne kuoten e 12 pikeve duke lene tashme pas ne renditje edhe Luftetarin.
© shkodrasport.com