Nje gol i shenuar ne minuten e 101-te i ka dhene barazimin ekipit te Terbunit ne ndeshjen e sotme ndaj Basanias, por njekohesisht ka shkaktuar edhe shume polemika ne mes dy kampeve teksa gjithçka eshte fiksuar ne shifrat 1-1.

Ka qene nje ndeshje e luftuar nga te dy ekipet, te cilat jane perpjekur “t’ia ngecin” njeri- tjetrit dhe ne pjesen e pare pavaresisht rasteve te krijuara, nuk pati gol ne portat respektive. Megjithate tensioni ne fushe dhe pankina ka qene gjithmone prezent duke shkaktuar ne momente te caktuar edhe nderprerje te lojes.

Ne pjesen e dyte nderkohe Basania duket se e nis me mire dhe pas disa perpjekjeve, do te vinte edhe goli i avantazhit. Pas nje perpjekje ne krahun e djathte me ane te Hoxhajt, topi shkon ne zone tek kapiteni Shimaj qe me shume qetesi dhe zgjuarsi e dergon topin ne rrjete.

Ishte minuta e 68-te e ndeshjes dhe ky padyshim qe ishte nje avantazh i madh per vendasit. Pukjanet te pakenaqur hidhen te gjithe ne sulm, por goli vonoi te vinte. Madje 90 minutat e kohes se rregullt do te mbylleshin ne disavantazh per miqte, megjithate ato kishin ne dispozicion edhe 7 minutat e shteses te akorduar nga arbitri.

Edhe gjate tyre nuk pati gol megjithate loja vazhdoi, ndoshta ne menyre te pakuptimte nga ana e arbitrit dhe pikerisht ne minuten e 101-te pas nje rremuje ne zonen vendase do te ishte futbollisti Enes Papaj qe do te barazonte shifrat dhe ketu mbyllet gjithçka 1-1. Nje gol qe ka sjelle nje tension te madh tek futbollistet e te dy ekipeve i cili ka vazhduar edhe pas vershellimes se fundit te arbitrit.(www.shkodrasport.com)