Algjeria është fituesja e madhe e Kupës së Afrikës, teksa mposhti në finale përfaqësuesen e Senegalit.
Finalja e luajtur në stadiumin e kryeqytetit Kairo, të Egjiptit, u mbyll me shfirat e ngushta 0-1, dhe në fakt u vendos që në minutën e dytë. Në një goditje nga jashtë zone, ishte Bunedxhah, ai i cili lëshoi të djathtën, dhe topi i devijuar, mori një trajektore të lartë, dhe portieri i Senegalit nuk mund të bënte dot asgjë.
Me kalimin e minutave, ishte Senegali që kërkoi të shënonte golin e barazimit, por nuk ia arriti dhe në fund ishte Algjeria që u shpall kampione e Afrikës.
Kjo ishte hera e dytë që Algjeria ia doli të triumfojë në Kupën e Afrikës, pas titullit të fituar më 1990-ën, kur ishte edhe vend organizator.
FT | Senegal-Algjeri 0-1
GOL: / Bunedxhah 2’