Kroacia ka mposhtur Marokun me rezultatin 2-1 duke zënë kështu vendin e tretë në Botërorin e Katarit.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Gvardiol. Në minutën e 7’ ai realizoi një gol shumë të bukur por pas dy minutash erdhi dhe kundërpërgjigja e Marokut. Në minutën e 9’ Dari realizoi dhe golin e vetëm të sfidës për afrikanët.
Teksa dukej që pjesa e parë do të mbyllej barazim, Orisç realizoi një supergol duke i çuar shifrat në 2-1. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kroatëve.
Gjatë pjesës së dytë pati raste të shumta nga të dyja ekipet por asnjëra nuk arriti të finalizojë. Kështu Maroku e mbyll në vendin e 4-të këtë Botëror, ndërsa Kroacia në të tretin.
KROACI 2-1 MAROK
7′ Gvardiol, 42′ Orsiç/ 9′ Dari