Skuadra belge Oostende grumbulloi për ndeshjen e nesërme të play-off për pjesëmarrje në Europa League, sulmuesin kuqezi Sindrit Guri. Në faqen e saj zyrtare u publikua lista e 18 lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Charleoi nesër në orën 20:30.

Edhe pse në këtë pjesë të dytë të sezonit, ish-futbollisti i Kukësit është aktivizuar rregullisht, ai ka realizuar gjithsej në kampionatin belg 2 gola në 27 ndeshje.

Golin e tij të fundit e shënoi në 23 shkurt të këtij viti ndaj Cercle Brugge, sfidë që përfundoi 2-2. Klubi vendosi ta mbante në skuadër gjatë janarit, por nëse lojtari vazhdon me këtë paraqitje, nuk përjashtohet mundësia që në fund të sezonit ai të largohet për një eksperiencë të re./newsport/