Një ndeshje shumë e bukur është zhvilluar në Durrës mes Erzenit dhe Kukësit.
Shijakasit flirtojnë me fitoren, por një gol i shënuar nga Barbosa në kohën shtesë, i ka mohuar suksesin skuadrës së Kapllanit.
Kukësi kishte humbur një mundësi të artë për të barazuar sfidën më herët, me kapitenin Taipi, që goditi shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i Ademit, nuk mjaftoi për Erzenin. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Shijakasit shkojnë 37 pikë, ndërsa kuksianët 35 pikë.
ERZENI-KUKËSI 1-1
25′ Ademi / 90’+2′ Barbosa