Gola, emocione dhe spektakël. Kështu mund të cilësohen ndeshjet në grupe të “Kupës Verore” që është duke u zhvilluar në Juban. aktivitet ky i organizuar nga “SHkodra Sport Event” me perfaqesues Jetmir Podgoricen si dhe shoqata “Juban Danja” me perfaqesues Ferdinand Jakun, Agron Pjetrin dhe Ndoc Ndocin.

Tashmë ndeshjet në grupe kanë përfunduar dhe nga 12 ekipet pjesmarrëse kanë dalë 8 çerekfinalistet, të cilat do të ndeshen me njëra- tjetrën sipas një skeme të përcaktuar që më përpara nga organizatorët.

Në përfundim të ndeshjeve në grupe, tek A-ja, ekipi më në formë ka qenë ai i Berdicës që është renditur i pari me 4 fitore dhe 1 humbje në pesë ndeshjet e zhvilluara, po aq sa edhe Scutari i vendit të dytë. Dy ekipet e tjera që janë kualifikuar nga ky grup janë Elite Group dhe Balldreni.

Sa i takon golashënuesve të këtij grupi më i miri rezulton Florenc Ndoja i ekipit Elite Group me 12 gola të shënuar, më pas vijnë Jetmir Gega i Balldrenit me 8 gola, Albert Mila i Berdicës me 6 gola dhe po kaq ka shënuar edhe Armond Gega i Balldrenit.

Në grupin B ndërkohë në vend të parë është renditur ekipi Shqiponjat me 13 pikë të grumbulluara në pesë ndeshje, ndërsa janë kualifikuar edhe Mirdita dhe ekipet Guri i Zi 2 dhe Guri i Zi 1.

Sa i takon golashënuesve të këtij grupi, më i miri është Valter Perndreca i ekipit Mirdita me 15 gola e pas tij vjen Anderson Filipi i ekipit Shqiponjat me 14 gola e Ardi Frroku i Mirditës me 12 gola.

Ndeshjet çerekfinale do të nisin sonte dhe që në startin e këtij turi janë dy çifte shumë interesante që do të ndeshen me njëri- tjetrin. Në ora 21:00 do të luhet ndeshja Skutari – Guri i zi 1 ndërsa në ora 22:00 do të luhet sfida Berdica – Guri i zi 2.

Ne mbarevajtjen e kesaj kupe po ndihmojne edhe arbitrat Jetmir Podgorica, Klint Shema, Ditmir Grimci, Bajram Canga, Saimir Hysjeni dhe Arlind Kastrati dhe deri me tani gjithçka ka qene fair-play.
Gjon GJEKA