Në mbrëmjen e djeshme të Kupës së Amerikës, Brazili fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Perusë, ndërsa Nejmar shënoi golin e dytë.
Ai realizim e ngjit Nejmar në vendin e dytë sa i përket golashënuesve më të mirë të kombëtares, teksa sulmuesi i PSG është vetëm nëntë gola larg Pele, që kryeson këtë renditje. Pas ndeshjes, i lumtur për arritjen, Nejmar nuk mundi të mbante lotët ndërsa theksoi se numrat nuk janë asgje para lumturisë së të përfaqësurit vendin e tij.
“Të jem i sinqertë, ëndrra ime gjithnjë ka qenë të luaj për Brazilin. Të vishja fanellën e kombëtares. Është shumë emocionuese për mua, këto dy vitet e fundit kanë qenë shumë të komplikuara.
Statistikat dhe numrat nuk janë asgjë para kënaqësisë së të përfaqësuarit vendin tënd, familjen tënde. Po jetojme një moment të pazakontë dhe të jem një model, një që fal lumturi kjo për mua është diçka e madhe.
Për historinë që kam këtu shpresoj që familja, miqtë të jenë krenarë për mua. Shpresoj që kushdo që dashuron futbollin të jetë krenar për mua”, u shpreh Nejmar. /VipSport/