Legjenda e futbollit shkodran, Vioresin Sinani, prej disa muajsh është emëruar në rolin e zv.trajnerit, duke qenë krahu i djathtë i Tomas Brdariç te Vllaznia.
Ish-bomberi ka folur dje në një intervistë për “Panorama Sport”, duke treguar për gjendjen e kuqebluve dhe po ashtu përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Teutës, që do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Rekordmeni i golave në kampionatit shqiptar ndalet edhe tek sulmuesit aktualë të kampionatit, ndërsa prek edhe dëmtimin e mesfushorit Ardit Krymi.
Pse kampionati shqiptar nuk po prodhon më “bombera”, edhe pse te Vllaznia këtë e bën Balaj në moshën 33-vjeçare?
Ne jemi krenarë që e kemi Balajn në ekip, pasi ai është sulmuesi më i mirë i kampionatit. Mosha nuk ka aspak rëndësi për mendimin tim, sepse shikohet ajo çfarë ai bën në fushën e lojës. Përsa i përket bomberave, Vllaznia do të nxjerrë gjithmonë dhe unë kam besimin se Kevin Dodaj do jetë bomberi i së ardhmes.