Nga Endri ÇINARI
Kampionati i Kategorisë së Parë mbylli javën e 8-të në fundjavën që lamë pas. Disa përballje ishin me të vërtetë interesante ku spikati fitorja 2-1 e Flamurtarit ndaj AF Elbasanit, por edhe suksesi i Vorës 2-3 në fushën e Kastriotit. E pikërisht Vora duket se do jetë surpriza e bukur e këtij sezoni.
Skuadra e drejtuar nga një emër i njohur si Artan Mergjyshi ka grumbulluar 15 pikë pas 8 javësh. Duke qenë vetëm 2 pikë larg Apolonisë së vendit të dytë. Pozicion që të ngjit direkt në Superligë në sezonin e ardhshëm. Figura kryesore e ekipit të Vores në këtë edicion.
Sulmuesi shtalartë gjeti sërish golin ditën e djeshme kundër Kastriotit. Duke u ngjitur kështu në kuotën e 7 golave në kampionat. Dhe tashmë ish-sulmuesi i disa ekipeve në vendin tonë kryeson listën e shënuesve më të mirë në Kategorinë e Parë. Pas 8 javësh, Rraboshta ka shënuar 7 gola.
Një mesatare mjaft pozitive për 33-vjeçarin, i cili duket se po përjeton një “rini të dytë”. Së bashku edhe me shkodranin tjetër, Qardaku i cili mungoi dje ndaj krutanëve ata janë dyshja kryesore e Vorës. Ku nga 21 golat e shënuar nga ekipi i Mergjyshit, 12 prej tyre mbajnë firmën e dyshes shkodrane të sulmit.