Në ndeshjen e sotme mes Skënderbeut dhe Dinamos do të ketë edhe një sfidë tjetër brenda.

Ermir Rashica dhe Baton Zabërgja pritet të kenë një duel mjaft interesant në krahun e majtë të korçarëve dhe të djathtin e bluve. Janë dy lojtarët e momentit për skuadrat e tyre dhe prej tyre sot pritet shumë.

Rashica ka shënuar 5 gola dhe është golashënuesi më i mirë i Skënderbeut. Edhe Zabërgja në krahun tjetër është shënuesi më i mirë bashkë me Mandelën, me nga 6 gola.

Kosovari i korçarëve vjen pas golave të shënuar me Shqipërinë U-21, kurse ai i Dinamos pas grumbullimit nga kombëtarja A e Kosovës. Motivimi për të dy është në nivelin më të lartë.