Juventusi ka dominuat futbollin italian në vitet e fundit, duke fituar 8 tituj kampion radhazi. Bardhezinjtë nuk kanë pasur rivalë në kampionat duke mos e pasur shumë të vështirë, ku nga njëherë Napoli ka rivalizuar teksa këtë sezon e ndan kreun me Interin.
Pavarësisht se Juventusi ka qenë skuadra që ka dominuar futbollin italian, sërish golat nuk kanë qenë arma më e fortë e bardhezinjve. Juventusi e sheh veten në vendin e dytë në klasifikim për sa i përket golave të shënuar në dekadën që mbyllet pas pak ditësh.
Juventusi ka shënuar në total 712 gola ndërkohë që Napoli ka shënuar 721 gola, 9 më shumë se bardhezinjtë. Vendin e tretë në renditje e mban Roma me 687 gola të shënuar, e ndjekur nga Lacio me 625 dhe me dy gola më pak, është Interi me 623 gola. Zikaltërit kanë shënuar 98 gola më pak se Napoli. /VipSport/