Pavaresisht se luajti mire dhe madje shenoi edhe dy gola, Vllaznia nuk ia doli te marre pike ne ndeshjen e prapambetur te kampionatit, ate ndaj Bylisit, luajtur pasditen e sotme ne Ballsh. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi kane humbur 2-3 ne kete perballje.
Kane qene ata te cilet kane kaluar te paret ne avantazh ne kete takim dhe autor i golit ka qene mbrojtesi Gledian Pusi dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e ndeshjes. Nderkohe e dyta do te dhuronte me shume emocione dhe njekohesisht edhe gola.
Bylisi U21 duke mos qene dakord me disavantazhin hidhet i teri ne sulm dhe protagonisti kryesor per te do te behej mbrojtesi lezhjan Aurel Marku. Ne minuten e 63-te ai do te shenonte fillimisht golin e barazimit, ndersa kater minuta me vone do te shenonte edhe te dytin duke i kaluar ne avantazh ballshiotet.
Megjithate ne minuten e 70-te do te ishte Ensar Tafili qe do te barazonte shifrat ne 2-2 duke dhene shpresat se kuqeblute nuk do te dilnin pa pike nga kjo perballje, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Kjo sepse kater minuta me vone, Moustapha do te shenonte golin e trete dhe te fitores per vendasit.
Perfundimisht 3-2 per ta dhe me kete fitore, Bylis U21 ngjitet ne kuoten e 24 pikeve po aq sa edhe Vllaznia, por kjo e fundit ka nje ndeshje me shume te luajtur dhe vijon te jete ende ne gare per titullin kampion sebashku me kete kundershtar, por edhe me Apolonine dhe Voren.(www.shkodrasport.com)