Nje gol i sulmuesit Angjelo Radovani dy minuta para fundit, i ka dhene fitoren Vllaznise U19 ne “derbin” shkodran ndaj ekipit AAS U19, ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen e kompleksit “Hasaj”.

Takimi ka qene i luftuar nga te dy ekipet dhe padyshim qe deshira per fitore nuk ka munguar ne te dy kampet. Vllaznia e Luan Zmijanit kuptohet qe ka shfaqur me shume deshire ne fushen e lojes, por lojtaret e saj te repartit ofensiv e kane patur te veshtire te gjejne rrugen e rrjetes.

Kur dukej se perballja po mbyllej ne barazim, ka ardhur edhe goli i shumepritur per kuqeblute. Ka qene sulmuesi Radovani ai qe ka derguar topin ne rrjeten e portes se AAS pikerisht ne minuten e 88-te.

Me kete fitore, Vllaznia U19 eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve duke qene tashme ne vendin e peste te renditjes, megjithate objektivat jane per te vijuar ngjitjen edhe me lart sepse mundesite dhe perberjen e ka.
www.shkodrasport.com