Vllaznia e trajneri Brdariç e nisi vitin me një tjetër kryevepër, teksa mposhti Teutën me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga Ardit Hoxhaj në minutën e 59-të.
Në këtë moment, i gjithë stafi i skuadrës shkodrane, ka shpërthyer në festë, duke u vrapuar drejt fushës për t’u përqafuar me autorin e golit dhe pjesën tjetër të skuadrës.
Festës të momenti i golit, nuk i rezistuar as njëri prej forcave zjarrfikës, i cili ndodhej në pistën e stadiumit, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, për sa i përket sigurisë.
Në momentin e realizimit të Hoxhajt, zjarrfikësi, u kap nga kamera, duke festuar si i çmendur, teksa në një moment ulet në gjumë nga gëzimi, ndërkohë që në dorë mban një çadër. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme: